Teksa në sallën e gjyqit në GJKKO po mbahet seanca e dytë në themel për ish-presidentin Ilir Meta. LSA ka publikuar pamje nga brenda sallës së gjyqit, ku Meta shfaqet duke buzëqeshur e duke shkëmbyer batuta. Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala raporton se Meta është përshëndetur, ndonëse qëndronte pas kafazit prej xhami, nga deputeti Bujar Leskaj, por dhe nga Flamur Noka.
Bujar Leskaj: President si je? Je i fortë!
Meta: Jam mirë jam i fortë, (nuk dëgjohet kur përshëndet Nokën e mbështetësit në sallë)
Afrohet dhe thotë: Akustika, akustika, xhami
