TIRANË

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, foli për “News 24” pas shkarkimit nga detyra të kreut të bashkisë së Vorës, Agim Kajmakut. Ai tha se KQZ-ja zbatoi ligjin dhe vendimi është i formës së prerë. Sipas tij, Kajmaku tashmë nuk është më kryetar i bashkisë së këtij qytetit.  Ai shtoi se kryeministri, Edi Rama duhet të firmosë aktin e shkarkimit dhe  duhet t’i drejtohet më pas presidentit për të caktuar një datë zgjedhjesh në Vorë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: U mor një vendim nga KQZ për të hequr mandatin e kryetari  të bashkisë Vorë. Kreu i KQZ tha se ky vendim hyn në fuqi menjëherë, kjo çfarë do të thotë, Kajmaku ikën apo qëndron në detyrë?

Kume: Vendim është i formës së prerë. Zoti kajmaku nuk është më kryetar i bashkisë së Vorës. Kryeministri duhet të firmosë aktin e shkarkimit dhe të njoftojë pastaj Presidentin për të shpallur datën se kur do të bëhen zgjedhjet në Vorë. Në vlerësimin tim, ai që në këtë moment nuk është më kryetar i bashkisë. Ai natyrisht do të vijojë të ankohet.

Pyetje: Ju e konsideroni të drejtë këtë vendim në bazë të dokumentacionit?

Kume: Për mendimin tim KQZ kreu detyrën në zbatim të legjislacionit përkatës.  Secili ka përgjegjësi për atë që ka bërë gjatë jetës së tij.

Pyetje: Nëse KQZ do të priste letër porositë nga Greqia për çështjen Kajmaku, kjo çfarë do të ishte?

Kume: Jo, KQZ nuk e ka në tagër, këtë nuk mund ta bëjë. Ligji i ka përcaktuar mirë gjërat. Është Prokuroria e Përgjithshme që vihet në lëvizje nga kërkesa e KQZ, dhe pas kësaj çfarë i vjen nga prokuroria, KQZ nuk mund të hetojë mbi besueshmërinë dhe atë që prokuroria prodhon.

(n.m/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb