TIRANË- Nga ana e Specialistëve të Krimeve, në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Bektash Albrahimi, 28-vjeç, banues në Lunik të Librazhdit.

Ky person akuzohet për kalim të paligjshëm të kufirit. Rreth orës 11.30, te Piramida,pranë Pikës së Kontrollit Kufitar, Kakavijë,ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme, njëkohësisht ka penguar dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë kufitare gjatë kryerjes së detyrës.

Si dhe ka nisur proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin: E.Z,30 vjeç,banues në Dukas Breg,Patos për: Kundravajtjen penale të “Kalimit të paligjshëm të kufirit”.parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: