GJIROKASTER- Goditet një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar i lëndëve narkotike ku u sekuestruan 7 kg drogë, ndërsa 1 person ka rënë në pranga dhe dy janë shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Lëndëve Narkotike në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër arrestuan Blerim Harrunajn, 26 vjeç, banues në Mallakastër.

Burime zyrtare bënë me dije se në kufirin jeshil, në Piramdën nr. I riu u kap me një çantë të zezë, në të cilën kishte 7 pako të mbështjella me natriban ku brenda të tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike, me peshë totale 7 kg. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: