Nga: SONILA MUSAJ
TIRANE – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve më 25 shkurt 2015 nxori një njoftim për aplikimin dhe përditësimin e kodeve ekonomike dhe adresave kryesore e sekondare të bizneseve dhe afati ishte deri më1 mars.
Por fluksi i madh i qytetarëve e detyroi Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ta shtyjnë këtë datë deri më 10 mars. Por u pa që shumë biznese kishin ndryshuar të dhënat e tyre dhe as deri më 10 mars Qendra Kombëtare e Regjistrimit nuk arriti që të regjistronte këto biznese. Edhe pse punonjësit e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit punonin me orar të zgjatur dhe me 10 sportele sërish nuk ia dolën, dhe e detyruan Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shtyu sërish afatin, kësaj here deri më 1 prill.

Në zyrat e QKR sheh njerëz pa fund të cilët duan të përditësojnë të dhënat e tyre sa më parë, në mënyrë që t’i shpëtojnë gjobës. Emisioni “Kaktus” i bën thirrje Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që ta shtyjë këtë afat edhe pas 2-3 muajsh që dhe qytetarët të mos presin ne radhë që në 8 të mëngjesit e deri në orën 22:00 duke u torturuar.
(er.nu/kaktus/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: