Jules Koundé, lojtari i Barcelonës, tregoi pakënaqësinë e tij për kalendarin e ngjeshur, të përcaktuar nga UEFA.
“Nuk është diçka normale. E kemi diskutuar shumë herë çështjen e kalendarit dhe faktin që luajmë shumë ndeshje. E di që ndonjëherë njerëzit e kanë të vështirë ta kuptojnë. Është e vërtetë që kemi shumë fat që bëjmë atë që bëjmë. E konsideroj veten me fat dhe mendoj se edhe të tjerët ndihen po njësoj, sepse jetojmë nga pasioni ynë dhe kemi një jetë të mirë.
Megjithatë mendoj se është mungesë respekti ndaj klubit tonë, që e caktuan këtë ndeshje në këtë datë. Nuk ka rëndësi cili klub është, edhe Osasuna kishte lojtarë ndërkombëtarë si Budimir, që nuk pati kohën e duhur për të pushuar. Nuk ka rëndësi nëse është Barça, Osasuna apo edhe Real Madridi kur i ndodh e njëjta gjë.
Përtej mungesës së respektit ndaj klubeve, është mungesë respekti ndaj lojtarëve, Duhet të kuptohet që ne nuk jemi makina. Për të prodhuar lojën që bëjmë dhe për t’u dhënë tifozëve atë që duan, një ndeshje me intensitet të lartë, na duhet edhe pushim”.
