Hank the Tank, ariu hajdut që hyri në 21 shtëpi në Kaliforni në kërkim të ushqimit, është transportuar në Kolorado.

I mbiquajturi “Hank the Tank” nga vendasit për shkak të madhësisë së tij, ariu femër është përgjegjës për të paktën 21 vjedhje të shtëpive të konfirmuara nga ADN-ja dhe dëmtime të mëdha prone në zonën e South Lake Tahoe, Kaliforni, që nga viti 2022. Shikoni videon:

Ariu i madh u kap nga një biolog i kafshëve të egra dhe u dërgua në një strehë kafshësh në Kolorado. Këlyshët e saj u dërguan në qendrën e shpëtimit të kafshëve të egra të qarkut Sonoma në Petaluma.

Departamenti i Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Kaliforni (CDFW) gjithashtu publikoi foto të “kapjes” së tij.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: