Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaia Kallas, ka reaguar ashpër ndaj kritikave të administratës amerikane mbi situatën e lirive në BE, duke sugjeruar se ato duhet të orientohen drejt Rusisë. Deklarata u bë gjatë një seance në një komision të Parlamentit Evropian, ku ajo komentoi raportin e ri të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

“Bashkimi Evropian është thelbi i lirisë,” theksoi Kallas, duke nënvizuar se vlerat evropiane nuk mund të krahasohen me regjime autoritare.

“Kjo kritikë ndaj lirive duhet të drejtohet në një drejtim tjetër. Ndoshta drejt Rusisë, ku liria e shtypit është e ndaluar, ku opozita është e ndaluar, ku platforma X, ose Twitter siç e njohim ne, është e ndaluar,” tha ajo, duke iu referuar kriticizimit të SHBA-së për gjobën ndaj platformës X të Elon Musk në BE.

E pyetur për qëndrimin amerikan, Kallas vlerësoi se komentet e Uashingtonit ishin bërë “si provokim”, duke shtuar se pavarësisht dallimeve, Bashkimi Evropian mbetet aleati më i ngushtë i Shteteve të Bashkuara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: