Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur në rrethrrotullimin e Rinasit, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Sheqeri.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se në automjetin e autorëve u gjetën katër armë, tre prej të cilave kallashnikovë dhe njëra pistoletë.

Ndërkohë që automjeti që ishte shënjestër e autorëve dhe me të cilën lëviznin Dani dhe Sheqeri, u mor nga ekspertët ku do t’i kryhet ekspertiza ligjore.

Aksi ku ndodhi atentati është ende i bllokuar, edhe pse nga koha e ngjarjes kanë kaluar tashmë më shumë se gjashtë orë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb