The Mirror ka publikuar pamje nga një kopsht rus pranë Moskës në të cilin oficerët e ushtrisë së Putinit japin mësime lufte për fëmijët e moshave 4 deri në 5 vjeç.
Në një video të publikuar në internet shfaqet një oficer me uniformë ushtarake duke u demonstruar fëmijëve një kallashnikov dhe një granatëhedhëse antitank.
Pavel Firsov, mësuesi në videon e publikuar, është nga një lëvizje militariste pro-Kremlinit e quajtur Combat Brotherhood, ndërsa thotë se fëmijëve në kopshtin në Korolev iu mësuan “cilësitë që dallojnë një mbrojtës të vërtetë të atdheut”.
(BalkanWeb)
