Avokati Altin Goxhaj ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hita duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe përndjekje të paligjshme të qytetarëve. Goxhaj tha se veprimet e Policisë pas identifikimit të mijëra llogarive në rrjetet sociale, të cilat kishin publikuar vlerësime negative ndaj bizneseve, nuk mbështeten në një bazë të qartë ligjore dhe cenojnë lirinë e shprehjes.
“Jemi një grup qytetarësh dhe panë se Parlamenti ishte plot me policë, kjo tregon se minjtë kanë nevojë për mbrojtje. Jemi kthyer në acid që po tresim këtë pushtet nga brenda. Edhe këtë javë bënë një koncert për reklamë, por i bënë protestës. Edhe në rastin e Skënder Hitës donin të na bënin gropën por ia bënë vetes. Jemi përballë një zari të sistemit, i Belinda Ballukut.
Tha se do të ndiqte 10 mijë qytetarë se kishin bërë revië në faqen e hoteleve, kjo është shkelje klasike që na kujton shprehjen e Enver Hoxhës: Ligjet tona do të na pengojnë? Kam sjellë një provë zyrtarë të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Hitaj pretendoi se 10 mijë qytetarët kishin shkelur nenin 143/b.
Ai pretendon se prokuroria ka nisur hetim dhe për shpifje, personi që pretendon se është shpifur për të vjen në gjykatë dhe jo në prokurori. Luca duhej të vinte në gjykatë. Kërkojmë kallëzim për shpërdorim detyre për Hitën dhe nisjen e hetimit, kërkojmë urdhrin për verifikim që ka paraqitur Hita, aktet mbi të cilat janë verifikuar 10,000 të dhënat”, tha Goxhaj.
