Detaje të reja janë zbardhur nga pezullimi i shtatë zyrtarëve të Kadastrës Tiranës. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen e Prokurorisë së Tiranës ku edhe sqarohet denoncimi shtetas V.K, e cila është mashtruar duke u zhveshur dhe duke iu tjetërsuar prona Hotel, e ndodhur në adresën: Rruga “Reshit Çollaku” nr.1001 Tiranë.

Mësohet se 2 vëllezër, pronën e babait që e kishte ndërtuar në 1995, ia kanë marrë nga pronësia nënës dhe e kanë kaluar në emër të tyre me anë të mashtrimit dhe korruptimit të punonjësve të Kadastrës së Tiranës.

Në bazë të deklarimeve të rrema të djemve, objekti është legalizuar më 5.10.2015 dhe janë pajisur me certifikatën e pronësisë 2 djemve, Elvis dhe Endri Turtulli  duke zhveshur nga pronësia nënën e tyre V.K  në një kohë që ky objekt me Vendim Gjykate i kishte kaluar asaj në pronësi.

Dy djemtë kanë deklaruar që është hoteli është ndërtuar në 1998, kur mosha e tyre ka qenë njëri 18 dhe 16 vjeç, mirëpo nëna e ka hedhur poshtë duke sqaruar se godina është ndërtuar në 1995 dhe se ka qenë i pajisur me certifikatë pronësie nga hipoteka në emër të ish-bashkëshortit, B. T.

“Në lidhje me dokumentet e pronësisë mbi objektin, kallëzuesja deklaron se është zhdukur nga djemtë e saj në hipotekën e Tiranës. Në fund të vitit 1998 ajo është divorcuar nga bashkëshorti i saj, shtetasi Beqir Qzim Turtulli”, ka thënë ajo.

  • foto galeri

 Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.8497 viti 2021 për veprën penale të “Mashtrimi” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 143 dhe 248 i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se shtetasja V.K, është mashtruar duke u zhveshur dhe duke iu tjetërsuar prona– Hotel, e ndodhur në adresën: Rruga “Reshit Çollaku” nr.1001 Tiranë.

Procesi i zhveshjes nga prona dhe i tjetërsimit të saj fillon me deklarimin e djemve të saj, E.T dhe E.T në zyrën e ALUIZNIT se ky objekt, Hotel, është ndërtim pa leje i ndërtuar në vitin 1998, fakt ky jo i vërtetë, pasi në vitin 1995 ky objekt ka qenë i pajisur me certifikatë pronësie nga hipoteka në emër të ish-bashkëshortit të saj, shtetasit B.T.

Dy djemtë e saj, kanë deklaruar që objekti është ndërtuar në vitin 1998, kur mosha e tyre ka qenë njëri 18 dhe tjetri 16 vjeç.

Në lidhje me tokën, kanë deklaruar se nuk dinë e kujt është, pasi është ndërtuar në truallin e familjes dhe është regjistruar me njohje fakti, sipas ligjeve të asaj periudhe.

Në bazë të këtyre deklarimeve të rreme, si përfundim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të pasurisë Tiranë, më 5.10.2015, është legalizuar ky objekt dhe janë pajisur me certifikatën e pronësisë djemtë e saj duke zhveshur nga pronësia nënën e tyre V.K.,  në një kohë që ky objekt me Vendim Gjykate i kishte kaluar asaj në pronësi.

Më datë 27.06.2022, janë miratuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, masat e sigurisë ndaj shtetasve si më poshtë:

  1. B. B si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar në nenin 248 të K.Penal

Masa e sigurisë “Detyrim per tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

  1. A.C si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar në nenin 248 të K.Penal.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

  1. D.Ll si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar në nenin 248 të K.Penal.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

  1. E.P si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar nga nenin 248 të K.Penal

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

  1. K.D si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit te detyrës“ parashikuar në nenin 248 te K.Penal.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

  1. G.T si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar në nenin 248 të K.Penal.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale

  1. E.Sh si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar në nenin 248 të K.Penal.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

  1. E.T, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Mashtrimit“ të kryer në bashkëpunim të parashikuar në nenin 143/3 e 25 te K.Penal.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.

  1. E.T, I dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Mashtrimi‘‘ të kryer në bashkëpunim të parashikuar në nenin 143/3 e 25 të K.Penal.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: