Regjisori Robert Budina pas dorëzimit të kallëzimit në SPAK ndaj Erion Veliajt, Ardi Veliut apo dhe Sandër Lleshajt thotë se çështja e Teatrit do të hetohet ndërkombëtarisht.
Budina tha se dosja do përkthehet që ta lexojnë dhe prokurorë të huaj madje çështja do të denoncohet deri në Parlamentin Europian.
Ai siguroi se çfarëdo që të bëjë SPAK, lufta për Teatrin do të vijojë dhe do të ketë një lëvizje të madhe.
”Presim që SPAK të hetojë. Dosjen do e përkthejmë në anglisht dhe kërkojmë hetim ndërkombëtar dh eta lexojnë prokurorë të huaj. U sulmuan qartësisht artistët dhe qytetarët. Na patë të armatosur, na patë të dhunojmë, asgjë, Teatër, art, trashëgimi kulturore. Në këmbim automatikun në kokë.
Atëhere, që unë të jem edhe objektiv, unë nuk jam jurist, veproj në mënyrë morale. E kanë pranuar disa institucione që dosja të hapet. Tjetra është procedurë teknike. Por procedura teknike këtu ka rënë sepse s’ka drejtësi.Ku janë juristët e tjerë, ku është pjesë e shëndoshë e kësaj shoqërie. I bëj thirrje shoqërisë të reflektojë. Qëllimi jonë shtë të kthejmë tempullin, Teatrin. Demokracia nuk ka për t’u kthyer nëse nuk rindërtojmë Teatrin.
Mua më sulmuan me arëm. Ju e patë të gjithë. Hajde ta fitojmë këtë. Unë besoj tek vetja. Tek energjia positive. Do u heqim alibinë që se kanë këtë vullnet. Do e çojme deri në fund, edhe nëse ata nuk reagojnë. Do luftojmë deri në fund, do luftojë me të keqen. Do shkojmë dhe në PE, do i themi që Shqipëria nuk është vendi i pashpresë. Prokurorët kanë fëmijë, edhe unë kam, e dinë që unë mund të kisha lënë kokën aty. Do vijë dita që do bëhet një lëvizje e madhe.”- tha Budina.
(BalkanWeb)
