Një 26-vjeçar me nënshtetësi palestineze është arrestuar nga Policia Kufitare Kakavijë pasi është konstatuar duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin pakistanez Z. A., 26 vjeç, pasi dje, është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb