Garda Revolucionare e Iranit pretendoi se kishte goditur një anije cisternë që u përpoq të kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit nëpërmjet një rruge “të paautorizuar”.

Forcat iraniane “morën kontrollin dhe komandën e ngushticës” dhe “si pjesë e këtij misioni, disa orë më parë, u godit një transportues gjigant i gazit natyror të lëngshëm, NV Sunshine, që i përkiste kompanisë NatWit, i cili po përpiqej të kalonte nëpër një rrugë të paligjshme në jug të Ngushticës së Hormuzit”, thanë Garda në deklaratën e tyre të transmetuar nga agjencia zyrtare IRNA.

Më parë, shërbimet e monitorimit të anijeve raportuan se një predhë e panjohur kishte shkaktuar zjarr në një anije tjetër në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sipas kompanisë së sigurimeve detare Vanguard, bëhej fjalë për anijen cisternë GEM NO.2 me flamur panamez.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb