Konfirmohet në detyrë pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, Afërdita Ndoi. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot një seancë për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit e Ndoit, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, ndërsa prokurorja ka marrë shumicën e votave.

Prokurorja pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë, Afërdita Ndoi u përball me Vetingun më 7 tetor për ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Trupa Gjykuese pasi shqyrtoi provat dhe fakte dhe dëgjoi subjektin e rivlerësimit vendosi konfirmimin në detyrë të prokurores. Prokuroja Afërdita Ndoi është diplomuar në shkollën e Magjistraturës në vitin 2003. Ajo është emëruar fillimisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe është transferuar në vitin 2009 në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb