E mërkura do të mbërthejë sportashësit anembanë globit, pasi në “Bernabeu” do të zbresin dy nga skuadrat kryesore pretendente për Championsin e këtij sezoni, Real Madrid dhe Manchester City. “Los Blancos” përballet me disa mungesa të rëndësishme në prag të ndeshjes së UEFA Champions League kundër Manchester City, që do të luhet të mërkurën në “Santiago Bernabéu”.

Trajneri Álvaro Arbeloa nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Álvaro Carreras, i cili ka pësuar një dëmtim muskulor në pulpën e këmbës së djathtë. Në vend të tij në krahun e majtë pritet të aktivizohet Ferland Mendy. Në dyshim mbetet edhe Kylian Mbappé, i cili po rikuperohet nga një problem në gju dhe nuk është stërvitur ende me grupin. Tek Real shpresojnë ta kenë në dispozicion ndaj “qytetarëve”, por me kalimin e orëve, probabiliteti për ta pare sulmuesin francez nga minuta e pare bëhet gjithnjë edhe më e vështirë.

Ndërkohë, Antonio Rüdiger dhe Eduardo Camavinga janë rikthyer në stërvitje dhe janë të gatshëm për sfidën europiane. Jashtë mbeten gjithashtu Rodrygo, që pritet të operohet në gju, si dhe David Alaba, Jude Bellingham, Dani Ceballos dhe Éder Militão.

Paralelisht, në media flitet edhe për ndryshime të mundshme në verë te Real Madrid. Presidenti Florentino Pérez po mendon për një revolucion në pankinë, me emrat e Jürgen Klopp dhe Mauricio Pochettino që përmenden si kandidatë për trajner. Në diskutim është edhe pozicioni i drejtorit sportiv Juni Calafat, në rast se sezoni mbyllet pa trofe të mëdhenj. Alvaro Arbeola mbetet thjesht një trajner tranzicioni, si do që të shkojë sezoni i madrilenëve, verën e ardhshme në Madrid pritet që në stol të ulet një trajner me peshë, që ka eksperiencë ndërkombëtare dhe që ka fituar trofe në të kaluarën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: