Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin Kjo javë me gazetaren Nisida Tufa, ka folur mes të tjerash në lidhje me inceneratorët.

Ajo u shpreh se ka ende prova të cilat do ti publikojë me kalimin e kohës, si dhe shtoi se SPAK është i kapur dhe i bëhet presion, por se kjo nuk mund të ndodhë për dekada, referuar inceneratorit të Tiranës, kontrata e të cilit zgjat 30 vite.

“Intimidini që i bëhet prokurorisë e institucioneve e mediave tregon se inceneratorët janë një nga pikat më të dobëta. Kanë kaluar më shuëm se 600 ditë për inceneratorin e Tiranës. Dio të vijoj të nxjerr prova të tjera me kohën.
Me SPAK komunikoj me komunikim zyrtar dhe ato thonë se ka klaluar mbi 600 ditë nga hetimi paraprak, në dijeninë time nuk ka ndodhur asgjë edhe pse mjafton vetëm firma e Veliajt që ka marrë atributet e Këshillit Bashkiak.

Sado të mundohen të kapin SPAK e mandatet që ka tani po 30 vite nuk e mban dot SPAK-un. Kjo është arsye që zvarritja që duan ti bëjnë përmend presionit e intimidimit, kemi një vepër penale të kryer në flagrancë nga kokat e Rilindjes Rama e Veliaj ku paratë e qytetarëve shkojnë në duart e pushtetarëve.
Nëpërmjet evazionit fiskal të vdekurit e të moshuarit ishin miliardera.
Një nga problemet e politikanëve, kemi dëmtuar provat duke dashur të bëjmë show polimediatik, kemi paralajmëruar shkelësit për të zhdukur provat dhe nuk dua të nxjerr asgjë”, tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb