Presidenti i Galatasarayt, Dursun Özbek, foli për Hakan Calhanoglun, mesfushorin e Interit, i cili është kthyer në prioritetin kryesor të skuadrës turke.

“Të gjithë do ta donin. Çalhanoglu është lojtari ynë kryesor, një lojtar shumë i suksesshëm për të cilin jemi të gjithë krenarë, një emër i rëndësishëm në futbollin evropian.

Hakan Çalhanoglu është një lojtar që çdo ekip do ta donte, që të gjithë do të donin ta blinin. Me Hakanin thjeshtë shkëmbyem përshëndetje në telefon”- tha Presidenti i Galatasaray.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb