TIRANE

Julian Deda është shprehur sot se ka hyrë në “Big Brother VIP3” për të fituar dhe jo vetëm për të shkuar në finale.

Këtë e tha gjatë një bisede me Françeska Muratin, Heidi Bacin dhe Graciano Taganit. Ky i fundit u bëri të gjithëve të njëjtën pyetje ‘nëse do u vinte keq nëse do dilnin të shtunën’.

Ndërkohë i pyetur nëse do ta penalizojë grupimi me vajzat, aktori i njohur tha se ‘nuk ka paSur asnjë grupim’.

Pjesë nga biseda:

Graciano: Do të vinte keq të dilje të shtunën, edhe pse ti nuk e koncepton daljen

Juli: Po të dilja të shtunën?

Heidi: Nuk del të shtunën

Graciano: Askush nuk ka asgjë të sigurt

Françeska: Heidi e konsideron fitues Julin

Graciano: Në këto pyetje zakonisht nuk përjashtohet askush, sido që të ndihet

Heidi: Po është me Meritonin për finalist

Graciano: Mund të mos shkojë sot në finale dhe del të shtunën

Françeska: E fitoi këtë gjë nga një lojë, nuk u votua nga publiku për të qenë në këtë pozitë

Juli: Unë po votohem. Nëse dal në finale sot, nuk dal të shtunën

Graciano: Nëse nuk del në finale sot dhe nëse del të shtunën, është e njëjta pyetje për të gjithë se nuk më pëlqejnë diferencimet

Juli: A do më vinte keq? Po patjetër. Jam futur për t’a fituar këtë lojë, jo për të shkuar deri në finale. Do më vinte keq, pse t’a fsheh? Nuk e fsheh dot

Graciano: A mendon se do të penalizojë grupimi që ke bërë? Edhe që është i pranuar nga goja jote

Juli: Cili grupim? Do më penalizojë kjo? Unë nuk kam pasur grupim

Graciano: Ti the që ke funksionuar me gocat

Juli: Jo nuk e thashë. Gjeje si e kam thënë dhe të kthej përgjigje

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: