Berat Gjimshiti vizitoi të mërkurën Komunën e Bujanocit, ku u prit nga kryetari i saj, Arbër Pajaziti.

Pajaziti, ndër të tjera, i kërkoi mbrojtësit të kombëtares, që të mundin Serbinë, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit që do mbahet në 7 qershor.

“Veç një kërkesë kam, duhet të mundni Serbinë” – Tha Pajaziti. Gjimshiti ia ktheu: “Me kismet, do zoti”.

Një vizitë kjo e Gjimshitit, mjaft domethënësë në këtë periudhë, në prag të sfidës së rëndësishme.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb