TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paralajmëruar se në ditët në vijim mund të shohim lojëra të tjera, sikurse edhe ajo historia e aeroportit, që për Kreun e Shtetit është e sajuar.

Meta tha në një studio televizive se ka një lajm të zi për të gjithë ata që nuk e duan demokracinë se “zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen”.

Presidenti Meta: Ka deklaratë më rrumpallë se kjo që nuk ka asnjë lidhje me reagimin e një kryeministri normal dhe as me situatën. Është një provokim ndaj Presidentit me qëllim që të bjerë në një lojë çiliminjsh të papërgjegjshëm siç ishte historia e aeroportit që ka sajuar. Çështja e aeroportit është një shpikje. Do shikoni edhe lojëra në vijim se dhe unë kam një lajm të zi për të gjithë ata që nuk e duan demokracinë se zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen.

Më tej, Presidenti Meta iu përgjigj akuzave të kryeministrit Edi Rama lidhur me ngërçin e krijuar në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke thënë se “ai është i tmerruar nga personaliteti im dhe i zotit Berisha.

Presidenti Meta: Kryeministri Rama është i tmerruar nga personaliteti im dhe i zotit Berisha, por ngaqë i njoh dhe të gjithë politikanë e tjerë në këto 30 vite për shkak të eksperiencës. Kuptohet që zoti Berisha është një nga personalitet më të politikën shqiptare dhe zoti Rama nuk mund të ndërtoj dot raporte partneriteti me të tjerët, qoftë me kundërshtarët apo ata që mund të ketë në koalicion. Partneriteti është i llojeve të ndryshme bazuar mbi disa parime, mbi disa norma. Ai ka gjithmonë marrëdhënie të tilla të cilat kanë të bëjnë thjeshtë me raportin me pushtetin. Kur ai ka pushtet dhe mendon që të tjerët janë nën pushtetin e tij ka marrëdhënie të shtypjes të vendosjes së çizmes në qafën e vartësve. Jo nuk e shqetëson sepse personalitet i zotit Basha është një personalitet i një politikani në Bashkimin Europian. Zoti Rama, si një politikan tipik i modelit lindor autoritar, i stilit bizantin, i cili përmbysur gjithë rregullat e lojës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb