Serbia do të kërkojë të dalë me pikë nga ndeshja me Shqipërinë, sfidë kjo e programuar për 7 qershor.
Para ndeshjes kualifikuese të Botërorit ka folur mesfushori i serbëve, Uros Racic.
“E dimë cilat janë detyrimet tona, çfarë duam dhe sa mund të bëjmë.
Prova e parë është në Tiranë, një ndeshje që po tërheq shumë vëmendje, të dyja ekipet duan një vend që do t’i sillte më afër kualifikimit në një nga kompeticionet më të mëdha.
Unë njoh shumë lojtarë shqiptarë, kam pasur shokë skuadre te Sassuolo. Ata janë një ekip i mirë kombëtar, kundërshtari ynë direkt. Janë të fortë, një kundërshtar i vështirë, meritojnë respekt, si të gjitha ekipet e tjera”- tha Racic.
