Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se është një politikan karriere dhe se ka vetëm një shtëpi e një makinë me kredi.

Ai u shpreh se ka qenë ministër dhe se nuk ka një pasuri më të madhe se banesa dhe mjeti me kredi. Noka u shpreh se SPAK po e heton për këto pasuri që posedon. Ai shtoi se nuk ka hapur ndonjëherë kompani të tilla si “Prime Capital” dhe as nuk ka bashkëpunuar me banda, që ata ta sponsorizojnë me para.

Flamur Noka: Po votove Adriatik Lapaj ke votuar njeriun që më 21 janar i lyente kokën me të kuqe atij djalit për të rrëzuar një qeveri legjitime. Po votove Adriatik Lapajn, ke votuar bandën e Çopajve në Elbasan. Kjo është e vërteta. Po votove për Prime Capital, ke votuar për vilat në Gjirin e Lalzit.

Unë kam qenë ministër. Kam një jetë politikan dhe kam vetëm një shtëpi. SKAP i partisë po heton. Kam vetëm një shtëpi e një makinë me kredi. Do kisha dhe unë një Prime Capital, do zgjidhja dhe unë një bandë që të më sponsorizonte, por nuk kam, sepse kam vendosur të përfaqësoj qytetarët.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb