Vijon të luhet në godinën e News24 teatri i absurdit ku vendimet e gjykatave nuk zbatohen nga autoritetet dhe shoqërian KAYO.

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy ditë nga vendimi i Gjykatës së Tiranës që urdhëron lejimin e gazetarëve të futen në godinën ku ndodhen redaksitë dhe të vijojë puna normalisht, Policia Ushtarake dhe KAYO vijojnë bllokadën e medias më të madhe informative në vend, duke penguar gazetarët të bëjnë punët dhe shqiptarët të informohen për ngjarjet më të fundit.

Punonjësit e medias dhe gazetarët pengohen gjithashtu të marrin sendet e tyre personave, pavarësisht se gjykata e lejoi një gjë të tillë dhe përmbaruese ndodhet që nga dje në godinë.

Në tentativë për të hyrë në godinë, gazetarët tentuan të futen nga hyrja e pasme e godinës, por aty janë ndalur nga Policia Ushtarake.

“Ne kemi detyrën të mos ju lëmë të kaloni. Ju lutem na lejoni të bëjmë detyrën tonë”, dëgjohet të thotë nga nga efektivët, duke vërtetuar edhe një herë e po bëhet gjithccka që sinjali i News24 të mos mbërrijë në ekranet e shqiptarëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb