Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka reaguar me një postim në faqen e saj zyrtare, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e djeshme në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

“Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat shpreh tronditjen e thellë për aktin kriminal ndaj vrasjes së gjyqtarit në krye të detyrës. Kjo tragjedi për sistemin e drejtimin e drejtësisë dikton nevojën e ngutshme për marrjen e masave për rritjen e sigurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Ky akt kriminal duhet të jetë një këmbanë alarmi për qeverinë e gjyqësorit dhe duhet ta frymëzojë për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj sigurisë në sistemin gjyqësor.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat i shpreh ngushëllimet familjarëve, kolegëve dhe miqve të gjyqtarit”,thuhet në postimin e bërë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: