Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestë kombëtare, e cila sipas PD po mbahet kundër korrupsionit të mazhorancës në pushtet dhe kryeministrit Edi Rama.

Kanë nisur përgatitjet e para, ku porta hyrëse e Kryeministrisë është veshur me veshje metalike.

Në videon e siguruar për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa shihet se policia ka vendosur gjithashtu edhe megafonë.

Ndërkohë ka nisur edhe vendosja e podiumit, nga ku folësit e zgjedhur nga PD do t’u drejtohen pjesëmarrësve në protestë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb