Emisioni Vetting

Bashkëshorti i Lalas fsheh të ardhurat nga biznesi
Nga formulari i deklarimit të pasurisë dalin në pah fakte për mosdeklarimin e të ardhurave nga vetë bashkëshorti i Erilinda Lalas, Taulant Godroli që rezulton menaxher pranë hotelit “Take” në Borsh, Himarë. Në këtë restorant hotel, kuponi tatimor nuk ekziston dhe bashkëshorti Taulant Godroli rezulton menaxher i padeklaruar në vitin 2025 sipas formularit të deklarimit të pasurisë në ILDKPKI, të siguruar nga “Vetting”.

Pra, drejtoresha e tatimeve Tiranë nuk bën deklarimin e pasurisë së bashku me personat e lidhur.

Kamera e fshehtë 

“Vetting – Bëni kafe?

Kamarierja – Po.

Vetting – Një kafe dhe një ujë, ju lutem?

Kamarierja – Po.

Vetting – Jo, cigaren nuk e pi, je në rregull. Po kështu, gatuni, ka edhe kuzhinë? Kushinë ka?

Kamarierja – Po.

Vetting – Peshk të freskët ka këtu?

Qytetari – Ky i zoti i lokalit gjuan vetë.

Vetting – Sa kushtojnë?

Kamarierja – 2000 lekë (të vjetra).

Vetting – Lirë i paskeni.

Kamariereja – Ëhë.

Vetting – Peshk të freskët gjej ndokund?

Kamarierja – Të blesh?

Vetting – Po.

Kamarierja – Çfarë do?

Vetting – Vetëm të jetë i freskët, s’ka problem lloj.

Kamarierja – Qefull.

Vetting – Sa është kilja?

Kamarierja – 10 mijë lekë.

Vetting – Sa paguhet si hotel?

Vetting –Në sezon?

Kamarierja – Tani po në sezon?

Kamarierja – Deri në 150 mijë lekë për dhomë nata ka shkuar në sezon. Mëngjesi dhe çadra janë të përfshira.

Vetting – Vetëm mëngjesi ka, ka kuzhinë, restorant e të gjitha?

Kamarierja – Po, po të gjitha.

Vetting – Sa dhoma ka?

Kamarierja – Ka 15 dhoma.

Vetting – Dhomat dyshe, besoj…

Kamarierja – Ka dhoma dyshe, treshe, katërshe dhe pesëshe.

Vetting – Domethënë 150 veta…

Kamarierja – 150 veta nuk i merrë, por është një, dy, tre nga pesë. Pesëmbëdhjetë dhe katërmbëdhjetë dhe tre, njëzetë e dy ka një katë.

Vetting – Njëzetë e dy?

Kamarierja – Njëzetë e dy,njëzet, gjashtëdhjetë e dy.

Vetting – Kushtet janë të mira, jo?

Kamarierja – Super. Po kur do i sjellësh?

Vetting – Po them në korrik, nuk besoj më përpara. Nuk e di si të bisedoj me ta, prandaj.

Kamarierja – Po mirë, në qoftë se do vish më thuaj mua që të flas me ta.

Vetting – Kush e ka këtë?

Kamarierja – Unë. Të flas me ndonjë tjetër dhe të bëhem bashkë me ata.”

Gjatë bisedës, por edhe nga dokumentet e deklaruara në ILDKPKI, Godroli nuk ka bërë deklarimin si person i punësuar pranë hotelit si menaxher, duke ngritur dyshime se mund të jetë aksioner tek ky hotel.

Kamera e fshehtë

“Vetting – Të shikoj se edhe rruga është problem… Këtu është për qejf sepse rruga qenka…

Kamarierja – Po rruga, mbase do ta rregullojë një çik bashkia kur të jetë për sezon. Është mirë, duam një çik investim nga bashkia. Pastaj, vetëm rrugën duam, nuk duam asgjë tjetër.

Vetting – Ju jeni vendas?

Kamarierja – Po, po.

Vetting – Ju sjellin peshkun apo e zini vetë?

Kamarierja – E kap burri im, ka ikur po hudhin rrjetat në det. Ja ku i ka gomonet dhe rrjetat.

Vetting – Ta marrë një kile. Ta marrë nëse ke peshk të freskët?

Kamarierja – Sa kile do?

Vetting – Një kile e gjysmë. Vetëm të jetë i freskët, mos e vrit mendjen, po qe i freskët…

Kamarierja – Të djeshmët ke edhe atje edhe këtu.

Vetting – Një kile e gjysmë më bëj. A më the 10 mijë lekë (të vjetra) për kg?

Kamarierja – Po.

Vetting – E, një kile e gjysmë.

Kamarierja – Një kilë e shtatëqind ke këtu…

Vetting – Një e shtatëqind…

Kamarierja – Një e shtatëqind ke këtu.

Vetting – Sa lekë?

Kamarierja – Lërë pesëmbëdhjetë, lëre edhe një hajd gjashtëmbëdhjetë (mijë lekë).

Vetting – Rrofsh, faleminderit.

Kamarierja – Shumë faleminderit edhe ju.

Vetting – Faleminderit, punë të mbarë.

Kamarierja – Faleminderi shumë.

Vetting – Specat paskan filluar djegësit?

Kamarierja – Specat djegës.

Vetting – Nuk ka si prodhimi i fshatit.

Kamarierja – Urdhëro, të kesh numrin e telefonit. Të shënoj edhe të menaxherit unë këtu që ta kesh.

Vetting – Ma jep.

Kamarierja – Të shënoj edhe të menaxherit këtu që ta kesh. 067 20 78 390.

Vetting – Taulant e ka ai ë? (emrin)

Kamarierja – Po

Vetting – Shumë faleminderit.

Kamarierja – Rrugë të mbarë.”

Emisioni i plotë 

Pra, Godroli përveç faktit që është i punësuar te hoteli ku nuk ka bërë deklarime, ka indicie edhe konflikt të mundshëm interesi që mund të ketë ndodhur gjatë kohës që kompania ku ai ka qenë i punësuar është përballur në Gjykatë me Komisionin e Prokurimeve Publike, ku Lala ka qenë përfaqësuesja ligjore e institucionit.

“Vetting” i bëri një kërkesë për koment Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Pasurive për rastin e Erilinda Lalas dhe për masat që janë marrë nga instititucioni, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk pati asnjë koment nga institucioni.

Rasti i Drejtoreshës së Tatimeve, i cili ngre dyshime të forta se mund të jetë prapa një projekti luksoz në Qerret të Kavajës tregon se si mund të riciklohen paratë dhe të justifikohet pasuria. Vetëm se në këtë rast fjala i ngelet Prokurorisë së Posaçme, e cila ka në dorë një dosje të nxehtë që lidhet me kompaninë Alko Impex, Tatimet dhe Ballukun.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb