Gjithsej 78 punonjës të kujdesit shëndetësor janë prekur nga koronavirusi i ri (COVD-19) në Kamerun, bëri të ditur zyra rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Afrikë.

Në buletinin e saj të urgjencave shëndetësore, OBSH tha se, megjithëse ka një rënie të dukshme të numrit të rasteve të reja, shkalla e lartë e goditjes në vend sugjeron që nivelet e testimit janë të ulta.

“Është shkalla e lartë e goditjes dhe numri relativisht i madh i punonjësve të kujdesit shëndetësor të prekur vazhdon të jetë shqetësues”, shtoi OBSH.

Më tej thuhet se numri relativisht i lartë i punonjësve shëndetësorë të prekur në vendin e Afrikës Qendrore tregon për masa jo adekuate të kontrollit të infeksionit në institucionet shëndetësore.

Agjencia e shëndetësisë e OKB-së tha se autoritetet në Kamerun duhet të rishikojnë politikën e tyre aktuale të testimit për të pasqyruar më saktë shtrirjen e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në vend.

Ministria e Shëndetësisë e Kamerunit javën e kaluar tha se forcimi i mbikëqyrjes dhe decentralizimi i përgjigjes ndaj COVID-19 bëri të mundur operacionalizimin e një plani të përshtatur në secilin prej 10 rajoneve të vendit.

“Prandaj, ne duhet të vazhdojmë të kemi parasysh që lufta kundër sëmundjes nuk është fituar”, thuhet më tej.

Kameruni deri më tani ka regjistruar më shumë se 18,000 raste, përfshirë 401 vdekje dhe mbi 16,000 shërime.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb