Shpërthimi i një  zjarri për shkaqe aksidentale në një klub nate në Yaoundè, Kamerun, shkaktoi  të paktën 16 të vdekur dhe tetë të plagosur. Këtë e kanë bërë të ditur burime qeveritare.

Sipas hetimeve fillestare, zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i disa fishekzjarreve. Flakët përpinë çatinë e lokalit të natës dhe shkaktuan dy shpërthime të forta, duke mbjellë panik tek të pranishmit që u grumbulluan drejt daljes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb