Sidrit dhe Meri Bejleri kanë vizituar familjen e Etmondës në Kamëz, kanë një surprizë të madhe që nuk duan ta zbulojnë menjëherë. “Jetojnë në skamje në varfëri, ata nuk e dinë kush jemi ne, o shoku si je? Ti je Geri, a na pranon me teta Merin? Katër vjeç je ti? I paske duart e vogla akull, do i thuash mamit që kemi miq apo të futemi ne direkt”, i thotë Sidrit djalit të vogël Gerit pasi e shikon pranë shtëpisë.

“Po këtu rrime, flemë, teshat rrobat mi kanë fal, rrobat nuk u kam blerë fëmijëve, unë e shikoj emisionin, e shikoj çdo javë emisionin, kur e shikoj. Me 50 mijë lekë ndihmë ekonomike ato kam, tre muaj mi hoqën krejt fare paratë, bukën e bëj vetë se nuk me del, ju rrofshi që po vendosni dorën në zemër”, u thotë e dëshpëruar vizitorëve Hankeja.

“Unë e besoj, ne kemi marrë raste në majë të malit nuk kishin fare ndihmë, kishim një rast në Krujë, këtu sa më afër i afrohet Tiranës çdo gjë është shtrenjtë, ne erdhëm të shikojmë rastet duam t’i takojmë njerëzit në hall, ne kërkojmë më të mirën për ju. Shqiptarët venë dorën në zemër, eja dalim tani bëjmë një xhiro afër të gjithë”,- tha Sidriti.

Të gjithë bashkë kanë mbërritur pranë apartamentit të ri, është Meri ajo që dorëzon çelësat e banesës.
“Ideja ishte që tu sillnim në një shtëpi të re, ta gëzoni bashkë me fëmijët tuaj, kjo është shtëpia juaj” u tha Meri. “Unë kam një surprizë tjetër për ti, shiko çfarë të kam sjellë, nga jashtë dritares i shikon gjithë ndeshjet tek stadiumi i Kamzës”,-i tha Sidrit Gerit.“Faleminderit gjithë shqiptarëve që më dhuruat shtëpi për fëmijët, është dhe muaj i Ramazanit”,-shprehet e zonja e shtëpisë. “Është një muaj që veprat e mira duhet të shtohen por tani ka peshë të veçantë, fëmijët të shikojnë dhomën tani”, u thotë Sidriti.

https://www.youtube.com/watch?v=sdWw3-2T8fY

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb