Në Kamëz pritet nga momenti në moment të nisë procesi i numërimit të votave, por nga 89 të tilla në shkollën “Hillary Klinton”, do të numërohen 88 të tilla, pasi një e tillë është klasifikuar e parregullt.

Siç raporton gazetarja e News24, Fatmira Nikolli, gjatë dorëzimit të kutive në KZAZ 28, kutia me nr 1564/1 e zonës së Bathores për shkak të dëmtimit të kapakut u shpall kuti e parregullt.

Kjo pasi disa fletë ishin jashtë kutisë, ishte dëmtuar kapaku i sipërm. Nuk dihet ende se si ka ndodhur, në momentin e mbylljes së kutisë apo gjatë transportit, por fakt është se kjo kuti nuk do të numërohet, edhe pse qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre.

Ndërkohë, dy kuti të tjera: kutitë e fletëve të votimit  janë të vlefshme, por kutitë e materialeve zgjedhore jo, sepse fletët e papërdorura të votimit nuk janë në kuti, por jashtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb