TIRANE – Zona pranë rrugës “Berisha” në Kamëz do të ketë sot kufizime të energjisë elektrike, për shkak të punimeve që OSHEE po kryen në kabinën k21.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë bën të ditur se po punohet për riparimin e dy automateve në kabinën K21, dhe për pasojë është shkëputur energjia në zonën pranë rrugës “Berisha”.
OSHEE falënderon qytetarët për mirëkuptimin, duke njoftuar se energjia do të rikthehet pas pak.
(er.nu/BalkanWeb)
