Policia ka goditur dy raste të shitjes së lëndës narkotike kokainë në zona të ndryshme të Kamzës, duke çuar në arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e dozave të gatshme për tregtim.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të kontrolleve sistematike për goditjen e veprimtarive të paligjshme.

Të arrestuarit janë shtetasit Florin Pepkolaj, 35 vjeç dhe Edison Stambolli, 36 vjeç, të dy banues në Kamzë. Sipas Policisë, gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetet e tyre, në zonat e Valiasit dhe në rrugën “Ismail Qemali”, u gjetën doza të lëndës narkotike kokainë, të ndara dhe të gatshme për shitje.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës, për veprime të mëtejshme ligjore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb