Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Shkodër,  një kamion ka dalë nga rruga, teksa i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit.

Sipas informacioneve nga Policia ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur Ura e Shtrenjtë në Shkodër

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrolli të mjetit nga drejtuesi S. M., 28 vjeç.

I plagosuri është transportuar për në spital dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Teksa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i  Policisë:

Rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”,  dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga drejtuesi, kamioni ka dalë nga rruga.

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi S. M., 28 vjeç, i cili  ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës nën  kujdesin e  mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: