Janë zbardhur emrat e tre personave të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur pak mëparë në aksin Shkodër–Bushat, në afërsi të kryqëzimit të Kryebushatit.

Bëhet fjalë për shtetasit Mateo Luli, Laura luli, Hilmi Shkrelaj, të cilët mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës.

Ndërkohë personi i cili ka humbur jetën është  identifikuar si Altin Lulo, i cili ndodhet i bllokuar brenda automjetit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb