Dymbëdhjetë ton çokollata KitKat u zhdukën në Evropë. Sipas raportimeve nga mediat e huaja ngjarja ndodhi javën e kaluar. Disa persona kanë grabitur kamionin që i transportonte tha gjigati zviceran i ushqimit Nestlé.

Kompania gjithashtu theksoi se kamioni që transportonte 413,793 çokollata të linjës së saj të re u nis nga Italia qendrore për t’u shpërndarë në të gjithë Evropën, por që nuk arriti kurrë në destinacionin e tij të planifikuar përfundimtar në Poloni.

Gjithashtu paralajmëroi se “vjedhja mund të çojë në mungesë të KitKat në raftet”, duke pranuar se “konsumatorët, për fat të keq, mund të kenë vështirësi në gjetjen e çokollatave të tyre të preferuara në prag të Pashkëve”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb