TIRANE– Kampionati Evropian i Peshëngritjes “Under 23” (për moshat në 23 vjeç) për vitin 2017 do të zhvillohet në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur Antonio Urso, presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes.

Ndërkaq, kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Presidenti i FSHP-së, tha se vendi ynë ka siguruar dy peshëngritës për Lojërat Olimpike.

Gjoza tha se për Lojërat Olimpike, Shqipëria ka dy peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Briken Çalja.
Siç bën të ditur gazetari Erjon Shkëmbi, FSHP do të tregojë tolerancë zero ndaj anti-dopingut.

“E ardhmja e peshëngritjes do të jetë e pastër dhe e suksesshme”, u shpreh Gjoza.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb