E ardhmja e Rodrygos në Madrid është e pasigurt, pasi një ekip i ri është shtuar në listën e pretendentëve për brazilianin.
PSG ka shfaqur interes për lojtarin dhe nuk përjashtohet mundësia që shumë shpejt të bëjë një lëvizje konkrete për të sjellë Rodrygon në Paris.
Pavarësisht se shënoi 14 gola dhe dhuroi 10 asiste në 54 paraqitje sezonin e kaluar, futbollisti ka shfaqur mungesë qëndrueshmërie, sakaq vlen të përmendet edhe dëmtimi i fundit muskulor.
Edhe nëse PSG mund të vendosë miliona në tavolinë, është e paqartë nëse Rodrygo do të pranonte një rol dytësor, pasi reparti ofensiv i kampionëve të Europës është mjaft i dendur.
