Autoritetet ekuadoriane kanë zbuluar një strukturë e cila dyshohet se lëshonte viza të parregullta për shtetasit e huaj.

Në total, pesë bastisje u kryen në provincat El Oro dhe Guayas, ku u zbulua se struktura e supozuar u jepte viza në mënyrë të parregullt shtetasve të huaj, përfshirë edhe shtetas shqiptarë.

Prokuroria Publike nuk ka dhënë detaje nëse ka arrestuar të dyshuar në kuadër të hetimeve.

Mediat vendase raportojnë se shqiptarët kanë pasur një strategji të përbashkët në vendet ku mbërrijnë, përfshirë Ekuadorin: të tregohen si sipërmarrës dhe investitorë të suksesshëm.

“Ata janë të lidhur me kujdes me kompani, kryesisht bujqësore, për të kamufluar dërgesat në Shqipëri, vend nga i cili droga shpërndahet në vendet e tjera evropiane”, raportojnë mediat.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb