TIRANA

Katërmbëdhjetë persona janë arrestuar së fundmi në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Një 19-vjeçar u kap me thikë teksa një 23-vjeçar tjetër iu sekuestrua kanabis.

Po ashtu një 45-vjeçari iu gjet kokainë  e ndarë në doza gati për shitje. Nga ana tjetër një 32-vjeçar u arrestua për vjedhje teksa një 60-vjeçar tjetër për dhunë në familje pasi ishte dënuar me 1 vit burg nga Gjykata.

Ndërkohë disa të tjerë janë arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Vihen në pranga 14 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë), si dhe u referuan materialet për shtetasin E. B., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis;

Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 45 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkelur urdhërin e mbrotjes, dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ekzekutimi i  urdherit të prokurorit për shtetasin në kërkim G. B., 60 vjeç, ( i kapur nga Seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 1 vit burg për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ndalimi i shtetasi E. I., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” pasi me datë 12.08.2021, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur shtetasin L. K., 24 vjeç dhe i ka marrë me forcë celularin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

J.H., 27 vjeç, D. N., 38 vjeç dhe B. H., 19 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi;

H.K., 54 vjeç, E. Gj., 30 vjeç, B. A., 40 vjeç, R. M., 26 vjeç, M. H., 40 vjeç dhe I. B., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb