Një zjarr në pyll po kërcënon një qytet me rreth 4000 banorë në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë dhe autoritetet lokale kanë lëshuar një urdhër evakuimi.
“Kushdo që mbetet në Hay River rrezikon jetën e tij”, nënvizohet në një paralajmërim që ata lëshuan (menjëherë pas mesnatës), duke u kërkuar banorëve dhe punëtorëve të shkojnë në aeroportin Merlin Carter dhe të presin atje për udhëzime të mëtejshme.
Kanadaja po përballet me zjarret më të këqija në historinë e vendit. Javën e kaluar më shumë se 50,000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë banorë të Yellowknife, qyteti më i madh në Territoret Veriperëndimore.
Më shumë se 150 milionë hektarë janë djegur në të gjithë vendin këtë vit, dyfishi i rekordit të mëparshëm të vendosur në Kanada në 1989.
