Presidenti i Ukrainës,Volodymyr Zelensky ka falënderuar Kanadanë për miratimin e një pakete të re sanksionesh ndaj Rusisë, që përfshin mbi 160 subjekte të lidhura me të ashtuquajturën “flotë në hije” të Moskës.

Në një deklaratë pas takimit me kryeministrin kanadez Mark Carney, Zelensky tha se të dy liderët diskutuan mbi nevojën për forcimin e mëtejshëm të presionit ekonomik ndaj Rusisë dhe rëndësinë e vazhdimit të vendimeve të tilla nga aleatët perëndimorë.

Sipas presidentit ukrainas, në takim u trajtuan edhe çështje të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, përfshirë pjesëmarrjen e Kanadasë në financimin e prodhimit të dronëve ukrainas sipas modelit danez, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e energjisë.

Zelensky bëri të ditur se Kanadaja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën edhe në aspektin energjetik dhe në përpjekjet për rimëkëmbjen e vendit, duke e cilësuar këtë ndihmë si jetike në kushtet e luftës.

Ai falënderoi gjithashtu kryeministrin Mark Carney për qëndrimin e tij të fortë gjatë takimit të G7 me Ukrainën dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj popullit ukrainas.

“Ne kemi vërtet aleatë të fortë dhe angazhimi personal i kryeministrit për mbështetjen e Ukrainës është shumë i vlefshëm”, u shpreh Zelensky.

Postimi i plotë:

“Jam mirënjohës ndaj Kanadasë për paketën e saj të re të sanksioneve kundër më shumë se 160 subjekteve të lidhura me flotën në hije të Rusisë. Sot, gjatë takimit tonë meMarkJCarney , diskutuam forcimin e presionit të sanksioneve ndaj Rusisë. Dhe është e rëndësishme që vendime të tilla të merren. Temat e bashkëpunimit në mbrojtje, pjesëmarrja e Kanadasë në financimin e prodhimit të dronëve ukrainas sipas modelit danez dhe bashkëpunimi në sektorin e energjisë. E rëndësishme është që Kanadaja do të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës mbështetje dhe ndihmë energjetike në rimëkëmbje. E falënderoj Markun për qëndrimin e tij të fortë gjatë takimit G7-Ukrainë dhe për gjithë mbështetjen për popullin tonë. Ne kemi vërtet aleatë të fortë dhe angazhimin e rëndësishëm personal të Kryeministrit në mbështetjen e Ukrainës. Dhe kjo është shumë e vlefshme”.

Më herët kryeministri kanadez, Marc Carney ka njoftuar sanksione të reja kundër Rusisë për të ushtruar presion maksimal ndaj Moskës. Sanksionet përfshijnë individëve të ndryshëm dhe mbi 40 subjekteve nga Rusia dhe vende të tjera që i shmangen sanksioneve, përfshirë flotën në hije për transportimin e naftës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb