Qeveria kanadeze njoftoi se ka sanksionuar gjyqtarët iranianë lidhur me shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut , duke shtuar se hapi do të ndalonte marrëdhëniet me ta dhe do të ngrinte çdo pasuri që ata mund të kishin mbajtur në Kanada.

“ Sanksionet e sotme listojnë 7 individë për rolin e tyre në shkeljet e rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut në sistemin e drejtësisë penale të Iranit, veçanërisht në Gjykatat Revolucionare të Iranit”, tha qeveria kanadeze në një deklaratë.

Kanadaja tha se gjyqtarët dhe gjykatat e tyre kishin lëshuar dënime “famëkeqe” me vdekje dhe dënime të ashpra me burgim pas “gjyqeve të rreme dhe bazuar në provat e mbledhura nën torturë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb