Kanali i Panamasë është një arritje e mahnitshme e inxhinierisë dhe si një mrekulli moderne e krijuar nga dora e njeriut. Kjo nuk është për t’u habitur, nëse merret parasysh fakti se ky kanal është një nga projektet më të mëdha dhe më të vështira, që është ndërmarrë ndonjëherë. Franca filloi punën në këtë kanal në vitin 1881, por ajo u desh t’i ndërpresë punimet për shkak të problemeve inxhinierike dhe vdekshmërinë së madhe të të punësuarve nga sëmundjet e ndryshme. Shtetet e Bashkuara ndërkaq, e morën përsipër projektin në vitin 1904, dhe atyre iu dasht një dekadë për të përfunduar kanalin, i cili u hap zyrtarisht më 15 gusht 1914. Ky kanal ka qenë funksional për njëqind vjet dhe ka shumë karakteristika interesante. Përveç asaj që e lidh Oqeanin Atlantik me atë Paqësor nëpërmjet Detit të Karaibeve, Kanali i Panamasë është jetik edhe për tregtinë detare ndërkombëtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb