Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk sheh asnjë shans për arritjen e negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë për dhënien fund të luftës mes njera-tjetrës, derisa kjo e fundit të pranojë të tërhiqet nga territoret e pushtuara.

“Ukraina refuzon negociatat derisa trupat ruse të tërhiqen plotësisht nga territori ukrainas, përfshirë Krimenë, të cilën Moska e aneksoi në 2014. Në momentin që ata bëjnë të ditur se tërheqja e trupave po ndodh, rruga është e qartë për bisedimet me Ukrainën jam shumë i sigurt për këtë, por ne ende duhet të punojmë pas kësaj”, tha Scholz.

Rusia është distancuar gjithashtu nga ideja e bisedimeve të paqes, pas njoftimit të Gjermanisë dhe vendeve të tjera perëndimore për furnizimin e Ukrainës me tanke luftarake.

Më tej presidenti ukrainas, Zelensky ka deklaruar se sipas tij Rusia po rigrupon trupat për tu “hakmarrë” ndaj Evropës dhe Ukrainës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb