Kancelari gjerman Friedrich Merz kritikoi ashpër presidentin rus Vladimir Putin për veprimet e tij në luftën në Ukrainë.

“Ai është një kriminel lufte. Ndoshta krimineli më i keq i luftës i kohës sonë, të cilin mund ta vërejmë në shkallë të gjerë”, tha Merz në një intervistë me Sat.1.

“Duhet të jemi të qartë se si i trajtojmë kriminelët e luftës. Në këtë kontekst, çdo butësi është e pavend”, shtoi kancelari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb