Sebastian Haller nuk e ka fituar akoma luftën me kancerin. Sulmuesi i Dortmund u diagnostikua menjëherë pasi firmosi me verdhezinjtë, duke u detyruar të lërë fushën e blertë. Edhe pse kanë kaluar disa muaj, si duket, Haller nuk e ka mposhtur akoma të keqen.

“Siç ishte planifikuar që në fillim, pas kimioterapisë u morën parasysh disa mundësi. Beteja kundër kancerit nuk ka mbaruar ende. Do më duhet të bëj një tjetër operacion për të eliminuar përgjithmonë këtë tumor që po më mban larg futbollit” – shkruajti ai në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: