Ilir Alimehmeti, pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, është pyetur në “Open” për zërat se do të jetë kandidat i opozitës për bashkinë e Tiranës.

“Duhet të pyesni burimet. Shumë gjëra po dëgjojmë, s’kam asnjë informacion dhe asnjë kontakt me ta.
Kohët duhet të maturohen. Ka një proverb kineze. Kur studenti të jetë gati kandidati do shfaqet, quhet primare ai moment. Deri në momentin që gjërat nuk janë zyrtare, me të thëna e me të thashë, janë gjëra të ulta, që unë preferoj të mos flas”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: