Kandidatja për deputete e PS në qarkun e Durrësit, Klodiana Spahiu, e ftuar në studion e News 24, komentoi zgjedhjet e 11 majit.

Duke folur për faktin se shumë shqiptarë kanë ikur nga vendi, Spahiu u shpreh se qeveria po përpiqet të shtojë vendet e punës dhe të rrisë pagat, që rinia të mund të kthehet.

“Ikja e të rinjve nga Shqipëria është një problematikë, që nuk është vetëm në vendin tonë. Ne kemi menduar që të rrisim disa sektorë, që të rinjtë të punësohen dhe të qëndrojnë në vendin tonë. Që një çift i ri të rrijë në Shqipëri, duhet të kenë një punë, të kenë pagë të mirë. Po përpiqemi që të mbajmë rininë në Shqipëri, me punësime dhe paga të mira. Pagat janë rritur në çdo sektor”, tha Spahiu.

Më tej, Spahiu vlerësoi se me mbështetjen e qeverisë, Durrësi do të marrë zhvillim të madh.

“Ne kemi përfunduar shëtitoren e Durrësit. Me mbështetjen e qeverisë, Durrësi do të marrë zhvillim më të madh. Do përpiqemi të rregullojmë problemet me trafikun. Kur të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës, do lehtësohet edhe trafiku. Po ndërtojmë Akademinë Sportive. Opozita shpesh ndryshe qaset e ndryshe vepron dhe prandaj merr mbështetje përherë e më të vogël. PS ka bërë investime në Durrës e në Shqipëri dhe këtë qytetarët e dinë mjaft mirë. Bashkëpunimi dhe fjala e lirë duhet të dominojë e për disa gjëra, si integrimi në BE, duhet që të jemi bashkë. Kur janë interesat e Shqipërisë, duhet të jemi për vend më të mirë dhe Shqipërinë në BE”, deklaroi ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: